“Fluskë parazgjedhore që nuk do të ketë asnjë efekt”. Kështu e ka cilësuar nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri, idenë e BDI-së për kryeministër shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë për gazetën LAJM, ai tha se shqiptarët kanë krijuar një masë kritike në Maqedoninë e Veriut dhe janë në gjendje të vlerësojnë drejtë politikat dhe ofertat e drejta programore. “Mendoj që në mungesë të ofertës reale dhe në mungesë të argumenteve për dështimet e BDI-së, ata dolën me këtë propozim me tendëncë për të eklispuar dështimet e tyre në qeverisje. Ata nuk janë në gjendje dhe nuk kanë argumente të shpjegojnë hendekun e vazhdueshëm mes shqiptarëve dhe maqedonasve në dimensionin ekonomikë, social, arsimor, zhvillimor dhe mundohen me fluska të tilla të krijojnë një mjegull tek opinioni për të rikthyer legjitimitetin e humbur tek shqiptarët e Maqedonisë. Ata janë të vetëdijshëm se qytetarët janë ngopur me gënjeshtra permanente, premtime straosferike që nuk janë realizuar fare dhe mundohen që me lojëra të tilla ra ruajnë eventualisht ndonjë pozicion të tyre në terren”, tha Aziri për LAJM.tv. Intervistën e plotë, mund ta ndiqni në videon më poshtë.
Aziri: BDI-ja ka humbur besimin te shqiptarët, ideja për kryeministrin pa efekt (VIDEO)
Aziri: BDI-ja ka humbur besimin te shqiptarët, ideja për kryeministrin pa efekt (VIDEO)
Posted by Lajm TV on Tuesday, June 9, 2020