Ose të drejtën ta themi, ose KF Shkëndija do mbetet pa Lazim Destanin

Shkurt e qartë, Federata e Futbollit e RMV -së nuk e ka dënuar Shkëndijën me 105 mijë euro për shkak qejfit e inatit, por për shkak tifogrupit “Ballistët” që e dinin që është finalja e kupës së RMV-së dhe se në këto finale këndohet himni i shteteve, edhe huxhum në stadium, jo për të bërë tifo sportive, por për të mohuar himnin e shtetit dhe për ta dënuar në mënyrë drastike Shkëndijën e Lazim Destait.

Pyesim “Ballistët” pse morën pjesë në stadium duke e ditur se në fillim të ndeshjes këndohet himni i RMV-së, a nuk e dinin se me mosrespektimin e himnit do dënohej rreptësisht Shkendija?, pse erdhën në stadiumin “Toshe Projeski”, kur nuk e duan himnin e Maqedonisë?, të rrinin në shtëpi e të shikonin ndeshjen në televizor nuk do dënohej Shkëndija, ardhja e tyre në stadium për të parë ndeshjen ka dëmtuar Shkëndijën dhe filantropin, Lazim Destanin, fajtorët tjerë për dënimin absurt të Shkëndijës janë edhe kryesia dhe trejneri Jeton Beqiri që urdhëruan lojtarët të mos shkojnë të marrin medaljet si finalist.

Ku keni parë ju të mos respektohet himni dhe medaljet bronzë e të mos dënohet klubi nga FFM-ja.

Dënimi i FMM – së nuk erdhi nga Omeragiqi, por nga vetvetja e Shkëndijës, nga kryesia dhe “Ballistët” këta janë ata që do ia nxjerrin zotëri Lazim Destanit 105 mijë euro për t’ia marrë Federata e Futbollit të RMV që t’ia jep Vardarit për një përgatitje të mirë stërvitore verore.

Nëse largohet i vyeri Lazim Destani nga Shkëndija, fajtorë kryesorë do jenë “Ballistët” dhe kryesia e pakujdesshme që në vend ta ndihmojnë ata e dëmtojnë filantropin, patriotin dhe humanistin e mirënjohur, Lazim Destanin.

*Status facebook’u i profesor Sulejman Mehazit