Vendkalimi kufitar Markova Noga është një projekt strategjik për këtë rajon, por do të shtoj – një projekt strategjik edhe për Ballkanin, sepse të gjithë së bashku arritëm në përfundimin se Prespa është një nga mikro-lokacionet më të bukura në Ballkan dhe në Evropë, theksoi Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski gjatë inspektimit të sotëm të punimeve ndërtimore në vendkalimin kufitar Maqedoni-Greqi, Markova Noga – Lemos.
Sipas ministrit Toshkovski, projekti për Markova Noga është i rëndësishëm për të dy vendet mike.
“Prespa meriton që të gjithë ne të investojmë maksimalisht brenda kapaciteteve që kemi, sepse ky është një projekt strategjik që do të ofrojë vlerë të shtuar në shumë aspekte për Prespën, për dy vendet tona mike” theksoi Toshkovski.
Vendkalimi kufitar në anën e Maqedonisë do të përfundojë në shtator të këtij viti, ndërsa sipas investitorëve, afati i caktuar është viti 2028.
“Ky rajon është shumë i rëndësishëm për të gjitha palët e përfshira dhe për Prespën, është një projekt që mbron burimet natyrore, ndërsa do të kontribuojë edhe në bashkëpunimin e ndërsjellë midis të dy palëve drejt shkëmbimit ekonomik dhe afrimit të rajonit. Aktivitetet në anën tjetër duhet të përfundojnë në shkurt të vitit 2028″, theksoi ambasadori i BE-së”, Mihalis Rokas.
Në një deklaratë për mediat, Armen Grigorjan, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së në vend, vuri në dukje se Liqeni i Prespës është një liqen i bukur dhe është shumë mirë që Dita Botërore e Ekologjisë festohet pikërisht këtu.
“Në këtë rrethanë, dua të falënderoj të gjithë ekipin, i cili mundësoi që ndërtimi i projektit të arrijë në 60 për qind dhe arritëm në përfundimin se gjërat po shkojnë drejt përfundimit të tyre” theksoi Grigorjan.
Vnedkalimi kufitar Markova Noga – Lemos ka një rrugë 350 metra të gjatë me katër korsi, ambiente shoqëruese dhe standarde të tjera për një vendkalim kufitar ndërkombëtar.



