Kalimi kufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në pikën kufitare Bllacë – Hani i Elezit ka rënë, ashtu që do të ketë kontrolle të dyfishta nga autoritetet policore në të dy vendet, transmeton Portalb.mk.
“Në PPKK Hani i Elezit-Bllacë, sipas njoftimit nga zyrtarët e Policisë së RMV, sistemi i regjistrimit të hyrje/daljeve në RMV ka rënë dhe me këtë rast ka filluar kontrollimi i dyfishtë. Për momentin janë duke u krijuar kolona të gjata për shkak të kësaj situate”, raportoi Policia, duke paralajmëruar se për çdo ndryshim do të njoftohen qytetarët.
Policia e Kosovës rekomandoi që të shfrytëzohen pikat kufitare në Stançiq – Bellanoc dhe Glloboqicë – Jazhincë.





