Vladimir Putin ka reaguar në lidhje me letrën e Volodymyr Zelenskyt.
Udhëheqësi rus tha se i ishte treguar letra dje, por “nuk pati mundësi ta shihte në detaje”.
Duke folur në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut, ai njoftoi se iu tregua letra dje, por nuk pati mundësinë ta shqyrtonte atë në detaje.
Këtë mëngjes ai mësohet se i hodhi një vështrim letrës.
Putin përmendi gjithashtu se një biznesmen rus u takua me Zelenskyn në Kiev dhe shtoi se nuk ka refuzuar kurrë të takohet me presidentin ukrainas, por nuk e sheh qëllimin e takimit vetëm për hir të takimit.
“Ajo që na duhen janë marrëveshje dhe rregullime, jo për gjashtë muaj apo një vit, por për një periudhë afatgjatë”, shtoi ai.
“Por së pari duhet të arrijmë në një zgjidhje dhe ky është thelbi i çështjes”, deklaroi Putin.
I pyetur nëse do të takohej me Zelenskyn, ai tha: “Deri tani nuk shoh asnjë kuptim”.
Ai i është referuar Zelenskyt jo me emër, por si “autori i kësaj letre”.



