Kur do anëtarësohet Shqipëria në BE? Rama: Zotin, seksin dhe BE-në nuk mund t’i parashikoni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili po qëndron në Tivat në kuadër të Samitit BE–Ballkani Perëndimor, ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të zhvillimeve në Shqipëri. Ai ka bërë bujë edhe me përgjigjen që ka dhënë kur është pyetur për anëtarësimin në BE.

Rama u pyet se kur do të antarësohet Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ai dha një përgjigje interesante me tone thumbuese dhe humori.

“Janë tri gjëra që nuk mund t’i parashikoni: Zotin, seksin dhe BE-në”, iu përgjigj Rama gazetarëve.