Kriza e turpshme 15 muajshe, që ia shkaktuan partitë politike Kosovës, me shpresë po shkon nga fundi. Qytetari në zgjedhjet e 7 qershorit do ta jap verdiktin se kush ishin shkatarët e kësaj krize pa sens.
Vuçiqi po lobon me panik politik kundër Kurtit, por jo dhe kundër ndonjë kandidati të opozitës. Për pesë vite me radhë, Serbia investoi pa kursim në destabilizimin e Kosovës për ta rrëzuar Kurtin: me agresion paramilitar ndaj një shteti sovran dhe me akte terroriste kundër infrastrukturës jetike të vendit. Megjithatë, Kurti jo vetëm që rezistoi, por triumfoi. Sot, Republika e Kosovës ushtron sovranitet të plotë në veri.
Edhe në këto zgjedhje, Serbia po shpenzon miliona me një synim të vetëm: ta pamundësojë fitoren e Kurtit.
Ajo e di mirë se me Albinin nuk ka pazare, siç kishte dikur me politikanë që, vesh-më-vesh me Vuçiqin, deklaronin: “Ne nuk jemi burra problematikë.”
Sot, ish spiuni serb, Vulin, kërkon nga shteti serb haptas eleminimin fizik te Kurtit.
Por rreziku për Kosovën nuk vjen vetëm nga Serbia. Brenda vendit ekzistojnë edhe tendenca të rrezikshme, ku disa oligarkë, TV e ‘analistë’ synojnë të bëhen më të fuqishëm se vetë shteti, derisa, opozita me ngulm por pa sukses do të ndertoj narrativën se Kurti është anti UÇK edhe pse ai ishte në bërthamën e ushtrisë.
Tani, Kurti ua ka mbyllur rubinetin monetar mediave dhe OJQ-ve që për vite me radhë kanë trumbetuar për politikën ditore.
Ato mjete sot u kthehen studentëve, fëmijëve, pensionistëve dhe mirëqenies së qytetarëve, investohen në ushtri, në armatim, në polici dhe në mbrojtje të sovranitetit.
Mërgata jonë e vyeshme është shpirti më optimist shtetit, ajo duke e dashur vendin pa kushte është ngritur si stuhi: ajo me 7 qershor do të ateroj nga ajri, do të vërshoj nga toka dhe do të zbarkoj nga deti për të votuar.
Ata po vijnë për të votuar për ata që e shtrinë sovranitetin në veri; për ata që e kundërshtojnë ndarjen e vendit; për ata që sovranitetin e kanë mision dhe jo slogan.
Mërgata po vjen si stuhi, për të votuar për ata që nuk bëjnë pazare me atdheun; për ata që nuk e plaçkisin shtetin; për ata që e dyfishuan buxhetin e shtetit dhe e forcuan Kosovën.
Ndërkohë, fatkeqësisht dhe marrëzisht, një pjesë e opozitës vazhdon të mbijetojë politikisht duke vjelë rreth 60 mijë vota nga veteranët e rrejshëm, zgjedhje pas zgjedhjesh.
Prandaj, qytetarë të nderuar:
Ne kërkojmë të respektohet vullneti i lirë, kërkojmë qytetari aktive dhe një zë të qartë demokratik nga çdo votues.
Dilni dhe votoni, sepse demokracinë mund ta mbrojnë vetëm qytetarët me votën e tyre.
Dilni dhe votoni, sepse vota juaj ju mbron nga tirania, hajnia dhe tradhtia.
Vota juaj nderon sakrificën, vuajtjen dhe gjakun e derdhur për këtë shtet.
Vota juaj është e shenjtë, ajo është arma juaj demokratike paqesore.
Vota juaj është më e fuqishme se dhuna, sepse ajo sjell ndryshim pa forcë.
S’ka më pazare, Kosova refuzon të viiidheet!



