Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka ftuar qyetetarët në tubimin përmbyllës, sonte nga ora 20:00, në sheshin Skenderbeu.
Këto ditë në fushatë, Osmani tha se kanë parë bashkimin, që do t’i japë Kosovës mundësi të për zhvillim e integrim, transmeton Klankosova.tv
“E ndjejmë edhe ne që të gjithë jeni bashkuar, për t’i dhënë vendit tonë edhe një mundësi më shumë për t’u zhvilluar, për t’u integruar, për t’i larguar bllokadat e krizat e pafundme politike edhe për t’u bashkuar rreth vlerave njerëzore që na kanë mbajtur gjithmonë bashkë si komb e popull.
Prandaj, le t’i japim edhe një shtytje të fortë këtij bashkimi.
Ju ftojmë që në orën 20:00 në Sheshin Skenderbeu, të na bashkoheni të gjithë në tubimin tonë të madh për ta përmbyllur këtë rrugëtim, që na ka dhënë të gjithëve aq shumë shpresë e aq shumë motiv.”



