Ministria për Arsim dhe Shkencë ka paralajmëruar tekste të reja shkollore për vitin e ardhshëm shkollor në Maqedoninë e Veriut. Tekstet e reja shkollore do të jenë në përputhje me planet e reja, transmeton Portalb.mk.
“Në përputhje me proceset reformuese dhe politikat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në vitin shkollor 2026/2027 nxënësit do të pajisen me tekste të reja shkollore për disa lëndë për të cilat janë përpiluar programe të reja mësimore. Konkretisht, tekste të reja shkollore do të sigurohen për nxënësit e klasës së tetë të arsimit fillor, si dhe për nxënësit e vitit të dytë të arsimit të mesëm – gjimnaz”, raportoi Ministria për Arsim dhe Shkencë.





