Tentoi të grabisë një lokal në Tetovë me pistoletë, 22-vjeçari i dehur godet punonjësin në kokë dhe përfundon në pranga

Më 03.06.2026 në ora 16:00 në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria H.D.(22) nga Tetova. Gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz, ndërsa pas kryerjes së alkotestit është konstatuar se ka qenë nën ndikimin e alkoolit, respektivisht i janë matur 1,35 promilë alkool në gjak.

Grand Kozmetik
​Më parë, në SPB Tetovë, A.I.(38) nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 15:30 në vendin e tij të punës në një objekt hotelier, H.D. ka tentuar të kryejë grabitje ndaj tij. Në fakt, sipas denoncimit, ai ka hyrë në objekt dhe nën kërcënimin e pistoletës ka kërkuar nga punonjësi A.I. t’ia jepte paratë. Pasi A.I. ka refuzuar dhe i ka thënë të dalë jashtë, mes tyre ka pasur një përleshje fizike, me çka me qytën e pistoletës e ka goditur A.I. në pjesën e kokës.

​Pas kësaj, H.D. është larguar nga vendi i ngjarjes, por shpejt pas ndërmarrjes së masave është gjetur dhe privuar nga liria. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.