Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani ka qenë mysafiri i ftuar i rradhës në emisionin “Dialog te LAJM’i” me moderatorin Sefer Tahirin. Zoti Osmani ka deklaruar se nuk pret nga VMRO-DPMNE-ja të jetë më e mirë, duke shtuar se “problemi është që për herë të parë në golin tonë, në portën tonë nuk ka portier”.
Gazetari: …mos fol për futboll, se ju jeni të njohur që keni lujtur futboll në ambijentet e qeverisë!
Osmani: Po, kemi lujt, por kemi pas portier në gol…, kemi ditur me mbrojtë, kurse sot s’ka portierë. Këtu VMRO-ja…
Gazetari: Nejse ia keni dhënë edhe disa gola edhe LSDM-së, kështu prej në ‘korneri’, si Artim Shaqiri me Anglisë…
Osmani: Këtu VMRO-ja ka gjetë shtëpi pa… D.m.th, nuk pres prej VMRO-s të ndaj shqiptarëve të ketë simpati. Problemi është që këtu mua më pengon inferioriteti i VLEN-it për të qenë ata të kënaqur, për të qenë VMRO-ja e kënaqur me ta.
Gazetari: Për të pasur shtetë të barabartë, duhet të ketë dy palë. Njëra palë nuk po demostron kooperativitet?
Osmani: VMRO-ja ka dy probleme këtu, një ky prosërbizmi i jashtëzakonshëm… një punë që dua ta lavdëroj edhe VMRO-në dhe qeverinë, mos të del se jam vetëm kritik, është marrëveshja strategjike me Kroacinë.



