Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është ballafaquar me zemërim me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për shkak të kërcënimeve për rinisjen e sulmeve ajrore në periferinë jugore të Bejrutit, sipas një raporti.
“Çfarë dreqin po bën”, raportohet t’i ketë bërtitur Trumpi Netanyahut gjatë bisedës telefonike të zhvilluar të hënën, sipas mediumit amerikan “Axios”, i cili shpesh ka publikuar raporte rreth bisedave të nivelit të lartë mes dy udhëheqësve, transmeton gazeta “The Guardian”.
Raporti, i cili është kontestuar në mediat izraelite, citoi një zyrtar amerikan që i përshkroi komentet e Trumpit ndaj Netanyahut: “Ti je i çmendur. Do të ishe në burg, po të mos isha unë. Po ta shpëtoj prapa*icën. Të gjithë të urrejnë ty tani. Të gjithë e urrejnë për shkak të kësaj.”
Telefonata erdhi pasi Netanyahu e kishte urdhëruar ushtrinë izraelite që t’i rinisë bombardimet në zonën jugore Dahiya të Bejrutit për ta vënë në shënjestër Hezbollahun, grup militant i përkrahur nga Irani që ka kryer sulme me dronë në Izrael. Ushtria izraelite u ka thënë civilëve libanezë që të largohen nga zonat jugore të Bejrutit, duke e shkaktuar largimin e mijëra njerëzve.
Irani tha të martën se do t’i pezullojë bisedimet e paqes me Shtetet e Bashkuara për shkak të fushatës së vazhdueshme ushtarake të Izraelit në Libanin Jugor. Teherani ka këmbëngulur se Libani duhet të mbulohet nga marrëveshja e armëpushimit, e cila i ka për qëllim lehtësimin e bisedimeve për hapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe heqjen e një bllokade amerikane ndaj porteve iraniane.
Mediumi izraelit, “Channel 12”, i kontestoi hollësitë e paraqitura nga mediumi amerikan rreth telefonatës mes dy udhëheqësve. Amit Segal, kryeanalist politik i këtij mediumi, tha se Trumpi nuk e ka sulmuar Netanyahun personalisht dhe se dy udhëheqësit janë marrë vesh që ai duhet të përmbahet nga sulmet ndaj periferisë së Bejrutit, nëse Hezbollahu i ndal sulmet ndaj Izraelit.
Trumpi dhe Netanyahu kanë pasur marrëdhënie të tensionuar në të kaluarën, edhe pse Izraeli ka mbetur aleat kryesor i ShBA-së në rajon dhe dy u



