Presidenti i Këshillit Evropain arrin në Shkup, takon kryeministrin Mickoski

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, mbërriti pasdite në Shkup.

Në aeroport e prit ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, i cili shkroi se “vizita përbën një mundësi të rëndësishme për shkëmbim mendimesh për perspektivën evropiane të shtetit, agjendën reformuese dhe hapat e mëtejshëm në procesin e integrimit evropian”.

Menjëherë pas mbërritjes, Koshta u nis drejt Qeverisë për takim me kryeministrin Hristijan Mickoski.

Është parashikuar një takim kokë më kokë, pas të cilit do të vijojë një takim midis delegacionit qeveritar dhe delegacionit të udhëhequr nga Presidenti i Këshillit Evropian.

Pas kësaj Kosta dhe Mickoski do të mbajnë konferencë të përbashkët për media në Qeveri, e cila pritet të fillojë së shpejti.

Kjo vizitë e Kostas në Maqedoni është në kuadër të turit të tij në Ballkanin Perëndimor ku po takohet me liderët për të bashkëkryesuar samitin BE-Ballkani Perëndimor që mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.

Nesër, Kosta do të udhëtojë drejt Prishtinës, ndërsa të enjten do të vizitojë Beogradin. Turneun do ta përmbyllë me vizitë në Mal të Zi.