Dy kandidatë për anëtarë të Këshillit Gjyqësor kaluan filtrin e komisionit parlamentar

Me 7 vota “për”, asnjë “kundër” dhe asnjë “të përmbajtur”, kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor, Artin Islami dhe Feuzi Xhaferi e kaluan filtrin e komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime. Kandidatët i propozoi deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku. Ai theksoi se dy kandidatët me përvojën dhe profesionalizmin e tyre do të mund të ndikojnë në rritjen e besimit të këtij institucioni të rëndësishëm në sistemin gjyqësor. Dy kandidatët e propozuar ishin në listën e 7 të paraqiturve në konkurs. Kandidatët që nuk e kaluan filtrin janë Sabedin Dauti, Shpresa Dauti, Elvir Iseini, Fatmir Emrullai dhe Fadil Xhelili. Kandidaturat duhet të marrin pëlqimin në seancë plenare. Kjo është hera e tretë që po tentohet zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor./Alsat.mk.