Modeli Rama i zhvillimit: Kriminelet duhet te jene investitore, shqiptaret pastrues!

Rezarta Çaushaj
Kur Edi Rama dje perqeshi idene qe Shqiptaret mund te jene pronare biznesesh ne sektorin e turizmit, duke permendur Mihalet, ne fakt zbuloi vizionin e tij te zhvillimit.
Personi qe e shpall turizmin si sektorin kyc te ekonomise shqiptare, praktikisht po u ndalon shqiptareve pikerisht te drejten per te marre pjese si sipermarres ne kete sektor.
Qasja eshte qe shqiptaret duhet te jene o pastrues e barista, o te ikin fare e te zevendesohen nga filipineze. Sipermarres ne tokat e tyre jo!
Shumica derrmuese e turizmit ne Greqi apo Itali, meqe ka qejf ti ballafaqoje, eshte ndertuar pikerisht nga bizneset familjare.
Per aq sa turizmi mund te sjelle zhvillim afatgjate, kjo ndodh pikerisht atehere kur familjet krijojne nje aset afatgjate qe mund ta rrisin e trashegojne.
Akoma me e rendesishme, modeli qe ai propozon ne Zvernec nuk eshte dicka e re. Me rezorte vilash private eshte nderuar Palasa, Drimadhesi, Jala. Cili eshte zhvillimi afatgjate qe ka pesuar zona?! Fshatrat e Palases, Dhermiut, Himares, cfare permiresimi kane marre ne sherbime publike?
A ka sot shkolla apo spitale me te mira?!
A ka pasur ndonje efekt ne gjenerimin e puneve per sektore te tjere?!
Po ne Vlore, qendren e qarkut, cfare efekti ka?
Ka hapur Universiteti ndonje qender teknologjike apo laborator biologjie marine?
Mos valle ka PET Scan apo imunoterapi ne spitalin e Vlores?
Ne fakt, Vlora nuk ka uje ne vere, ka tubacione ujerash te zeza qe i plasin ne dimer dhe plehra qe digjen ne qiell te hapur.
Shqiptaret modelin e Zvernecit e kane pare mjaftueshem tashme:
as nuk behen dot sipermarres vete (ai nder u takon trafikanteve dhe oligarkeve), as nuk perfitojne sherbime te mira publike prej tij.