Çitaku: Kurti e gjeti shtetin dhe ushtrinë të ndërtuara, të tjerat janë propagandë

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti sipas saj e ka gjetur shtetin dhe ushtrinë të ndërtuar.

Në një postim në Facebook, Çitaku ka shkruar se “të tjerat janë propagandë”, ndërsa ka shpërndarë edhe një shkrim rreth adresimit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në 2017 ku temë ishte ushtria.

“Data është 28 shkurt 2017, në Këshillin e Sigurimit në New York. Albin Kurti e gjeti shtetin dhe ushtrinë të ndërtuara. Të tjerat janë propagandë. Kur mungojnë puna dhe projektet, mbeten vetëm fjalët”, shkruan ajo, transmeton Klankosova.tv.