Meta reagon: Ndarja nga jeta e babait tonë të mrekullueshëm, lajm i trishtë

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dalë me një reagim pas vdekjes së babai të tij, Rexhepit, lajm ky i trishtë për familjen e tyre.

Meta njoftoi se nesër i japin lamtumirën e fundit, në orën 12:00 në vendlindjen e tij, transmeton Klankosova.tv

“Me dhimbje të thellë po ndaj me ju lajmin e trishtë, për mua dhe gjithë familjen tonë, të ndarjes nga jeta të babait tonë të mrekullueshëm, Rexhep Meta. Në respekt edhe të amanetit të tij, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet, nesër, më 2 qershor, në ora 12:00, në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit.

Ndërkohë për të gjithë miqtë dhe dashamirësit, familja do të bëjë pritjet e ngushëllimeve në datën 3 qershor në Tiranë, vendin dhe orën e saktë, do t’ju a komunikojmë në vijim.” /Klankosova.tv