Irani i rikthehet lëshimit të raketave: Goditëm bazën amerikane

Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit kanë publikuar pamje që, sipas tyre, tregojnë lëshimin e raketave drejt një baze të përdorur nga ushtria amerikane për sulme ndaj territorit iranian.

Në deklaratën e bërë publike, autoritetet iraniane nuk kanë specifikuar vendndodhjen e bazës së goditur, por kanë theksuar se sulmi ishte një përgjigje ndaj veprimeve ushtarake amerikane kundër objektivave në Iran.

Më herët, ushtria e Kuvajtit njoftoi se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore ishin angazhuar në neutralizimin e një sulmi me raketa dhe dronë, ndërsa sirenat e alarmit u dëgjuan në disa zona të vendit.
Ngjarja vjen në një moment tensioni të lartë në rajon, pas shkëmbimit të fundit të sulmeve mes Uashingtonit dhe Teheranit.