Gashi pret nënkryetarin e Parlamentit të Tanzanisë, theksohet forcimi i bashkëpunimit

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka pritur në një takim zyrtar nënkryetarin e Parlamentit të Tanzania, Mussa Azan Zungu.

Përmes një njoftimi, Gashi bëri të ditur se ky ishte takimi i parë zyrtar ndërmjet dy parlamenteve, të cilin e vlerësoi si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërparlamentar.

Sipas tij, gjatë takimit është biseduar për avancimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit më të ngushtë në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

“E vlerësova këtë takim të parë zyrtar ndërmjet dy parlamenteve si një hap të rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar. Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit më të ngushtë në kuadër të organizatave ndërkombëtare”, ka deklaruar Gashi.

Ai shtoi se të dyja palët u pajtuan se ekziston potencial i konsiderueshëm për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet Maqedonia e Veriut dhe Tanzania.