Në seancën e sotme dëgjimore, i pandehuri pranoi fajësinë dhe gjykata i dha dënim me kusht – dënim me burg prej 1.6 vitesh nëse në 3 vitet e ardhshme nuk kryen një vepër tjetër penale, njoftoi Gjykata Themelore Penale, transmeton Portalb.mk.
Rade Ristoski, i cili është anëtar i sigurimit të Kryeministrit, paraprakisht iu dhanë tetë ditë paraburgim me akuzën e dhunës në familje, pasi gruaja e tij raportoi se ishte sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare.
Sipas informacionit në buletinin e Ministrisë së Brendshme, ngjarja ndodhi më 2 maj.
“Më 2 maj në orën 23:00, zyrtarët e policisë nga SPB Shkup e privuan nga liria R.R. nga Shkupi, duke vepruar në bazë të një raporti të mëparshëm nga gruaja e tij 37-vjeçare. Ajo raportoi se ishte sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare, se ishte kërcënuar dhe se i ishte dëmtuar telefoni celular”, thuhej në buletinin e Ministrisë së Brendshme.
Sipas informacionit policor, Ristovski është pjesë e sigurimit të kryeministrit Mickoski dhe ishte në një pozicion si pjesë e sigurimit, pra si pararendës.
Sara Ristovska është mjeke dhe pronare e një klinike private.



