Ish-kryeministri I Republikës së Maqedonisë së Veriut Ljubço Georgievski ka hapur çështje të dhimbshme historike që janë mbajtur të fshehura për publikun maqedonas për dekada. Në paraqitjen e fundit, ai kritikoi ashpër rolin e ish-Ushtrisë Popullore Jugosllave (APJ) gjatë rënies së RSFJ-së (Jugosllavisë), duke bërë thirrje për rrëzimin përfundimtar të mitit për këtë forcë ushtarake, njofton VESTIMAK.mk.
Georgievski pyet hapur pse faktet për shkatërrimin që la pas APJ-ja, janë fshehur për vite me radhë, duke këmbëngulur se populli maqedonas duhet ta dijë të vërtetën.
Zbulimi i Ushtrisë “Jugosllave” dhe Masakrave në të gjithë Ballkanin
Sipas ish-kreut të Ekzekutivit, është koha e fundit që njerëzit të shohin se me kend kanë patur punë. Georgievski kujton gjurmët e përgjakshme që la kjo ushtri në të gjithë ish-republikat.
“Tani duhet ta ekspozojmë atë ushtri jugosllave, në mënyrë që njerëzit me të cilët kishim të bënin, të mund ta shohin. Sepse, ajo ushtri jugosllave po bënte atë që ishte, ishte jugosllave dhe po kryente masakra në Slloveni – nuk e dimë nëse për këtë kishin rënë dakord apo çfarë. Megjithatë, në Kroaci, në Bosnjë, në Kosovë, ajo ushtri jugosllave kreu masakra brutale”, përkujton Ljupço Georgievski.
Ai bëri të ditur se ndërsa këto ngjarje të tmerrshme po ndodhnin në fqinjësi, Maqedonia jetonte me frikë. “Ne po dridheshim këtu nga ajo ushtri jugosllave”, kujton ai, duke iu referuar periudhës së tensionuar të pavarësisë.
Kazerma të plaçkitura dhe priza të shqyera – Dëmtime të rënda materiale
Një nga momentet më të dhimbshme që Georgievski përmendi, ishte tërheqja e Armatës Jugosllave (APJ) nga territori I Maqedonisë, të cilën ai e përshkroi si brutale dhe shkatërruese. Ai kujtoi konfiskimin e ashpër të të gjitha armëve që ishin blerë për dekada me paratë e qytetarëve të Maqedonisë.
Sipas tij, plaçkitja shkoi aq larg sa nuk zgjedhnin nga ajo që merrnin me vete:
U mor i gjithë arsenali i armëve të paguara me para publike.
Shkatërrimi i plotë i objekteve ushtarake.
Madje edhe nxjerrja e prizave elektrike nga muret në kazermë.
“E mbajmë mend shumë mirë këtë. Ishte dëm i madh material”, tha Georgievski, duke pyetur: pse kjo plaçkitje e pronës maqedonase ende po relativizohet?
Pse po heshtet ende?
Georgievski hapur pyeti: Pse këto gjëra janë fshehur deri më tani, dhe pse akoma nuk thuhen?
Ish-kryeministri nuk u ndal me kaq. Ai la të kuptohej se shkatërrimi i kazermave dhe sekuestrimi i armëve janë vetëm një pjesë e historisë. Georgievski tregoi hapur se ka shumë gjëra të tjera që nuk do t’i thotë për momentin, duke lënë hapësirë për zbulime të reja, tronditëse rreth rolit të Ushtrisë Popullore Jugosllave dhe ngjarjeve në Maqedoni në fillim të viteve 1990.
Nëse këto deklarata do të hapin një debat të ri rreth historisë së fundit maqedonase dhe nëse temat “e ndaluara” do të diskutohen më në fund, mbetet për t’u parë në periudhën në vijim.
VESTIMAK.mk





