Dy banorë të fshatit Gradec, Nail Hajdari dhe Mirsad Adili, sot (1 qershor 2026) kanë nisur një aventurë të veçantë që do t’i çojë nga Austria deri në vendlindjen e tyre, duke përshkuar mijëra kilometra me biçikletë.
Sipas njoftimit të publikuar nga faqja e fshatit Gradec, udhëtimi fillon nga Bludenzi i Austrisë, prej nga ata do të udhëtojnë me tren drejt Innsbruckut. Më pas, rrugëtimin do ta vazhdojnë me biçikletë drejt Maqedonisë së Veriut, me destinacion final fshatin e tyre të lindjes, Gradecin.
Gjatë kësaj sfide, Hajdari dhe Adili do të kalojnë nëpër gjashtë shtete evropiane – Itali, Slloveni, Kroaci, Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.
Ky udhëtim konsiderohet një dëshmi e vullnetit, qëndrueshmërisë dhe dashurisë për vendlindjen, ndërsa banorët e Gradecit u kanë uruar rrugë të mbarë, shëndet dhe siguri gjatë gjithë itinerarit.
Austria – Italia – Sllovenia – Kroacia – Mali i Zi – Shqipëria – Maqedonia e Veriut: një rrugëtim i gjatë, por me një destinacion të veçantë – Gradecin. 🚴♂️





