Sulejman Mehazi
Të dashur qytetarë maqedonas të RMV-së, plotësisht e kuptojmë hallin e popullit tuaj maqedonas, si mos ta kuptojmë kur që nga Jugosllavia e Versajit, të Titos e gjer në ditët e sotme të republikës suaj demokratike është e papranueshme dhe e mohuar gjuha shqipe në kushtetutën tuaj. Atë që ua bëri Greqia e ua bën Bullgaria që njëqindvjet radhazi ju ua keni bërë shqiptarëve. Ua keni mohur çdogjë: gjuhën, flamurin, identitetin, kulturën jo vetën kaq, por i keni dënuar, burgosur, vrarë, maltretuar, nënçmuar vetëm pse kanë kërkuar të drejtat e tyre nacionale, sa që ua keni kërkuar dhe vdekjen me sintagmat e njohura: “Dobar šiptar, mrtov šiptar”, “smrt za šiptari”.
Fjala popullore thotë se “duke ia bërë varrin tjetër kujt hyni vet”, duke dëshiruar varreza shqiptarëve, varret tuaja ua kanë bërë grekët e bullgarët, më vonë varrin e autoqefalisë suaj kishtare ortodokse do ua bëjnë edhe serbët.
Të nderuar bashkëqytetarë maqedonas kurrë s’keni parë një të keqe nga shqiptarët, por ju i keni mbushur me të këqija me mosfutjen e gjuhës shqipe në kushtetutën e RMV, shqiptarët i keni futur në rangun e pakicave të romëve, turqëve, serbëve etj., keni mbushur burgjet me shqiptarë, keni vrarë shqiptarë sa keni dashur vetë: Brodec, Luboten, Sopot, Kumanovë, Shkup etj.
Me gjithë këto padrejtësira e të këqija që na keni bërë, ne, përsëri ju përkrahim për shkak se nga vetë ju i kemi përjetuar këto sulme e padrejtësi, ua njohim psikologjinë e shpirtit tuaj identitar, gjuhësor, kombëtar e shtetëror. Sikurse ju që silleni me popullatën shqiptare në RMV, ashtu sillen bullgarët me ju, prandaj ju kuptojmë mirë.
@S.Mehazi





