Prokuroria i cakton 30-ditë paraburgim për shoferin e “audisë” i cili goditi për vdekje 19-vjeçarin me motoçikletë

Gjykata Penale e Shkupit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh shoferit të veturës “Audi”, i cili shkaktoi aksidentin e rëndë në bulevardin “Nikola Karev”, ku humbi jetën një motoçiklist 19-vjeçar.
Sipas Prokurorisë Publike, shoferi i “Audit” në momentin e aksidentit ka qenë nën ndikimin e substancave narkotike.
Hetimet paraprake tregojnë se ai ka tentuar të kthehet majtas në një kryqëzim, duke kaluar në vijë të dyfishtë të plotë, veprim me të cilin ka rrezikuar seriozisht sigurinë në komunikacion dhe jetën e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Prokuroria njoftoi se ndaj tij është hapur procedurë hetimore për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion”.