Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e numrit të fëmijëve që kanë kryer vepra penale, krahasuar me vitin paraprak, transmeton Portalb.mk.
“Në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024, për 3.9 % kemi më shume fëmijë të denoncuar që janë në kundërshtim me ligjin – autorë të veprave penale, ndërsa për 34.7 % më pak fëmijë të dënuar të cilët janë në kundërshtim me ligjin – autorë të veprave penale”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në këtë periudhë kemi rritje të numrit të autorëve të njohur të veprave penale për 6.5 përqind, ndërsa numri i të akuzuarve të rritur kemi zbritje për 7.7 përqind dhe të dënuarve për 5.7 perqind.
Nga 305 fëmijë të akuzuar brenda një viti, 53 janë për akte kriminale kundër jetës dhe trupit, ndërsa 4 anë për akte kriminale kundër lirisë dhe të drejtave të njeriut dhe të qytetarit, 22 akte kriminale kundër lirisë gjinore dhe moralit gjinorë, 19 kundër shëndetit të njerëzve dhe 98 kundër pronës, 38 kundër sigurisë në trafik dhe 62 kundër rendit publik.
Brenda një viti janë dënuar 196 fëmijë, ndërsa 505 janë fëmijë të denoncuar.
1.195 raste të dhunës në familje, 1.243 autorë dhe 1.275 viktima janë identifikuar në Maqedoninë e Veriut, ndërsa janë raportuar gjithsej 5.436 ankesa, shumica për keqtrajtim psikik. Këto të dhëna tregojnë një rritje prej 10% të rasteve krahasuar me vitin e kaluar dhe një përhapje të gjerë të dhunës brenda familjes në vend. Këto janë të dhënat shqetësuese që pasqyrohen në raportin vjetor të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), i cili evidenton se dhuna në familje mbetet një nga problemet më serioze sociale dhe të sigurisë në Maqedoninë e Veriut.



