Austria i dhuron Kumanovës 3 automjete për shuarjen e zjarreve

Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Kumanovë ka pranuar donacion prej tre automjetesh zjarrfikëse, të cilat do të përdoren nga zjarrfikësit e qytetit për ndërhyrje dhe menaxhim të zjarreve.

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, njoftoi se përfaqësues të NJTKZ-së dhe të Shoqatës Vullnetare të Zjarrfikësve kanë marrë pjesë në një trajnim pesëditor në Tirol të Austrisë, ku janë trajnuar për shuarjen e zjarreve në hapësira të hapura dhe shpëtimin e personave nga lartësitë.

Nga Komuna e Kumanovës theksojnë se donacioni do të përmirësojë kapacitetet dhe gatishmërinë e njësisë zjarrfikëse gjatë intervenimeve.