Greqia me masa, për të përshpejtuar kontrollet në “Evzoni” dhe “Kipi”

epa08520644 A view of cars going through the border crossing 'Bogorodica' between North Macedonia and Greece, near the southern city of Gevgelija, North Macedonia, 01 July. Greece reopened the Evzoni border crossing with North Macedonia to EU citizens and from 14 other countries which are on a list approved by EU authorities. All travelers arriving to Greece are required to fill a Passenger Locator Form (PLF) at least 48 hours before check-in. The form is part of the country's planning for protection against the coronavirus disease (COVID-19) pandemic and will allow authorities to create barcodes for travelers so that testing of new arrivals can be targeted. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Autoritetet greke kanë paralajmëruar masa të reja për të përshpejtuar kontrollet dhe për të ulur pritjet në pikat kufitare Evzoni dhe Kipi, pas zbatimit të sistemit të ri evropian EES, përcjell TV21. Vendimi është marrë në një takim pune në Selanik, i thirrur nga zëvendësministri grek i Punëve të Brendshme, Konstandinos Gulekas, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve, shërbimeve të sigurisë dhe autoriteteve lokale.

Sipas Gulekasit, fluksi i turistëve dhe i transportit tregtar drejt Greqisë po rritet vazhdimisht, ndërsa kontrolli i detyrueshëm i të dhënave biometrike për çdo person që hyn ose del nga vendi po shkakton vonesa shtesë gjatë kontrolleve policore. Ndërkohë, ministri grek për Mbrojtjen e Qytetarëve, Mihalis Hrisohoidis, deklaroi se Greqia është e detyruar ta zbatojë legjislacionin evropian, duke shtuar se për sistemin EES ka marrë ankesa edhe nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia.