Policia ka dhënë informacione shtesë në lidhje me vdekjen e futbollistit 13-vjeçar nga Kumanova, Agan Asani, përcjell TV21. Nga MPB thonë se i riu ka humbur jetën pas një aksidenti në trafik, respektivisht pasi ishte goditur nga një veturë deri sa po voziste trotinet elektrik. Policia thotë se shoferi i veturës tashmë është privuar nga liria.
“Më 28.05.2026 rreth orës 21:10 në Sektorin për Punë të Brendshme (SVR) Kumanovë është raportuar se në rrugën rajonale Kumanovë–Shkup, në fshatin Çerkez të Kumanovës, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti pasagjerësh “Mercedes” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga F.S. (24) nga Kumanova, dhe një trotineti elektrik të drejtuar nga një i mitur 13-vjeçar nga fshati Çerkez. Pas aksidentit, i mituri është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Në orën 21:20 në Stacionin Policor të Kumanovës, drejtuesi i automjetit është privuar nga liria. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga prokurori publik dhe ekipi hetimor i SPB-Kumanovë”, thonë nga MPB.



