Tri fshatra të Tetovës nesër do të mbeten pa energji elektrike

Për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në furnizimin me energji elektrike, nesër (29 maj 2026) pa rrymë do të mbeten pjesë të tre fshatrave të Tetovës, përcjell tetova1

Në fshatin Pallaticë, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në ora 14:00, ndërsa pa energji elektrike do të mbeten objektet që ndodhen në hyrje të fshatit nga ana e fshatit Zhelinë.

Në fshatin Dobrosht, një pjesë e fshatit do të jetë pa energji elektrike në periudhën nga ora 09:30 deri në ora 14:00.

Gjithashtu, nga ora 09:30 deri në ora 14:00 pa rrymë do të mbetet edhe një pjesë e fshatit Gllogjë.

Autoritetet kompetente apelojnë që qytetarët t’i planifikojnë me kohë aktivitetet e tyre.