Një ngjarje e trishtë ka prekur komunitetin e besimtarëve dhe banorët e fshatit Pirok. Pas kryerjes së obligimit të shenjtë të Haxhit, ka ndërruar jetë papritur në moshën 59-vjeçare, haxhiu Adnan Arifi, i lindur në vitin 1967.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët dhe bashkëvendasit, të cilët kanë njoftuar se vdekja e tij erdhi papritur në qytetin e shenjtë, menjëherë pas përfundimit të riteve të Haxhit.
Për shkak të rrethanave dhe në shenjë respekti për vendin e shenjtë ku ndërroi jetë, pas dakordimit me familjarët, trupi i të ndjerit është varrosur në varrezat e Mekës.
Ky xhematli i rregullt dhe njeri i respektuar iku nga kjo botë në vendin më të bekuar për besimtarët myslimanë, duke lënë pas një dhimbje të madhe tek familja, të afërmit dhe të gjithë ata që e njohën.
Shumë qytetarë dhe krerë të bashkësisë fetare kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen Arifi, duke u lutur që Allahu ta pranojë Haxhin e tij, ta mëshirojë dhe ta bëjë nga banorët e Xhenetit, ndërsa familjarëve t’u japë durim në këto momente të vështira.





