Kryetari i VLEN-it, gjatë qëndrimit nël Tiranë blri të ditur se është takaur ehd eme kryetarin e PD-së, Sali Berishën, që siç tha “e përgëzova për rizgjedhjen në krye të partisë dhe i dëshirova suskese”, përcjell TV21. Siç tha Kasami, në fokus të diskutimeve ishte nevoja per përmirësimin e bashkëpunimit ndërshqiptar, duke shtuar se “Do ta vazhdojmë komunikimin me synimin e bashkëpunimit më të mirë politik mes faktorit shqiptar në rajon”.
“Gjatë qëndrimit në Tiranë takova ish-kryeministrin Sali Berisha.
Biseduam rreth nevojës për përmirësimin e bashkëpunimit ndërshqiptar, për çështjet aktuale politike dhe për të ardhmen tonë të përbashkët në BE.
E përgëzova për rizgjedhjen në krye të PD-së dhe i dëshirova sukses në sfidat e ardhshme politike.
Do ta vazhdojmë komunikimin me synimin e bashkëpunimit më të mirë politik mes faktorit shqiptar në rajon”, ka shkruar Kasami.



