Partitë politike nisin zyrtarisht fushatën zgjedhore

Këtë të enjte, partitë politike të Kosovës, hapin zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit 2026.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të hapë fushatën me fillim nga ora 18:00 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.

Nga ora 19:30, Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubimin hapës të fushatës në palestrën sportive “Bill Clinton” në Ferizaj.

Aleanca hap aktivitetet e fushatës nga Platoja e Parkut të Qytetit në Gjakovë, në ora 19:45.

Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës nis zyrtarisht fushatën nga sheshi i Ferizajt në ora 20:00.