Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka njoftuar se së bashku me kryetarin e ASH-së, Ziadin Sela dhe nëkryetarin e BDI-së, Bujar Osmani, kanë takuar kongresmenin Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Kongresin Amerikan.
“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim të rëndësishëm me Congressman Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Kongresin Amerikan, së bashku me Zijadin Selën dhe Bujar Osmanin. Diskutuam për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, për sfidat që lidhen me ruajtjen e karakterit multietnik të shtetit dhe për nevojën e respektimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit si garanci e paqes, stabilitetit dhe orientimit euro-atlantik të vendit. Shpreha mirënjohjen për rolin historik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ndërtimin e paqes dhe demokracisë në vendin tonë, si dhe për interesimin e vazhdueshëm amerikan për stabilitetin dhe të ardhmen euro-atlantike të rajonit”, ka deklaruar Ahmeti.



