Hapja e kalasë së Shkupit mbetet një ndër prioritetet e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit e cila ka potencial të lartë për tërheqjen e turistëve të huaj.
Në fund të muajit qershor, dyert e kalasë së Shkupit do të hapen për vizitorë ndërsa fluks turistësh pritet të sjellin edhe monumentet si Aquadukti dhe Skupi. Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, theksoi se përveç kulturës, prioritet mbetet edhe ekologjia dhe hapja e hapësirave me potencial për zhvillimin kulturor dhe turistik.
“Përveç kulturës prioritet është ekologjia, prioritet është hapja e vendeve me potencial ku mund të zhvillohet kultura. Ajo që mund ta them është që prioritet i përbashkët i Qytetit të Shkupit dhe Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, është hapja e kalasë e cila do të ndodhë deri në fund të muajit qershor e këtu është edhe Aquadukti dhe Skupi, dhe po ashtu edhe vendet me potencial të cilat do të tërheqin turistë në të ardhmen”, deklaroi Zzoran Lutkov, Ministër i Kulturës dhe Turizmit.
Sa i përket bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe Qytetit të Shkupit, sot u nënshkrua memorandum bashkëpunimi në pjesën e turizmit dhe shfrytëzimin e hapësirave turistike dhe përmirësimin e kushteve të cilat janë nën kompetencë të Qytetit të Shkupit.
Kalaja e Shkupit ka mbetur e mbyllur për vizitorë që nga viti 2017, pas dëmtimeve dhe ndërhyrjeve në infrastrukturë që e bënë të pasigurt për qasje të lirë. Që atëherë, zona është hapur vetëm pjesërisht ose në mënyrë të kufizuar. Kalaja e Shkupit daton nga shekulli VI, me gjurmë edhe më të hershme të banimit në zonë./Alsat/



