Protesta e radhës për gjuhën shqipe do të mbahet në Prishtinë

Protesta e radhës në mbështetje të studentëve shqiptare në Maqedonisë së Veriut, të cilët kërkojnë që provimi i Jurisprudencës të mbahet në Gjuhën Shqipe, do të zhvillohet në Prishtinë.

Studenti Mevlan Ademi, i cili ka kryesuar edhe protestat e zhvilluara më herët, u shpreh se studentët kërkojnë vetëm të drejtat e tyre dhe të jenë të barabartë.

Nga Tirana, ai theksoi se u dëshmua edhe njëherë se kur bëhet fjalë për Gjuhën Shqipe shqiptarët dinë të bëhen bashkë.

“Dëshmuan që kur bëhet fjalë për identitetin dhe gjuhën tonë dimë të bëhemi bashkë. Nuk jemi kundër askujt por jemi vetëm për të drejtën dhe gjuhën tonë që është larë me gjak”, tha ai.

“Kombi është mbi çdo parti!”- Protesta për gjuhën shqipe, studentët: Jemi një dhe jemi zot shtëpie
Protesta në Tiranë vjen pas demonstratave të zhvilluara më 18 maj në Shkup, ku mijëra studentë shqiptarë nga trevat shqiptare protestuan për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e Jurisprudencës.

Studentët në Maqedoninë e Veriut kanë kërkuar gjithashtu dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov, duke e akuzuar për refuzimin e kërkesës së tyre për zhvillimin e provimit në gjuhën shqipe.

Organizatorët e protestës në Tiranë u shprehën se do të vazhdojnë mbështetjen ndaj studentëve shqiptarë në RMV deri në plotësimin e kërkesave të tyre.