Prishja e fejesës mund të shkaktojë pasoja ligjore

Prishja e fejesës në çiftet kosovare, mund të shkaktojë pasoja ligjore.

Në emisionin “Ora Shtatë”, avokati Petrit Lladrovci ka treguar se si prishja e fejesës, aktit që premton lidhje martese, mund të sjellë padi, transmeton Klankosova.tv.

“Fejesa është premtim reciprok për të lidhur martesë. Në rast se lidhet fejesa, ku dy individë i kanë premtuar njëri-tjetrit që në të ardhmen do të martohen, dhe në këtë kohë derisa të lidhet martesa, kanë bërë shpenzime, sa i përket përgatitjes për martesë, për shembull kanë rezervuar restorant, kanë rezervuar pushime, kanë blerë rroba, është kufizuar për të mos punuar, gjithë ky dëm, nëse i fejuari e prish pa ndonjë arsye të fortë fejesën, atëherë duhet të bëhet kompensimi i dëmit. Nëse nuk e bën vullnetarisht, bëhet me padi”, tha avokati në Klan Kosova.