Sela: Nuk ka pasur bisedime për të hyrë në qeveri! Janë tema që i nxisin gjysmë kryetarët e VLEN-it

Ziadin Sela thotë se nuk ka pasur bisedime që ASH-ja që përfaqëson ai, të bëhet pjesë e qeverisëm përcjell TV21. Ai iu përgjigj edhe komenteve të Bilall Kasamit, i cili tha se do të shqyrtojnë kushtet e Selës kur të kenë nevojë për zgjerim të shumicës parlamentare.

“Mua më vjen keq që këtë temë më tepër e nxisin gjysmë kryetarët e VLEN-it dhe fatkeqësisht kur unë i parashtroj këto kërkesa që janë të shqiptarëve dhe jo të miat, unë i përfaqësoj ata dhe ASH-ja i përfaqëson ata, e dëgjoj që përgjigjet njëri nga këta kryetarët dhe thotë kur do të kemi nevojë për numra, atëherë do të ulemi dhe të bisedojmë këto gjëra, thuaj ti që unë kërkoj çështje private. Nuk e kam ditur që gjuha shqipe qenka vetëm e Ziadin Selës dhe nuk qenka e Bilall Kasamit, nuk e kam ditur që integrimi në BE qenka veç e Ziadinit, Ilires, Elmisë dhe nuk qenka e Bilall Kasamit. Nuk e kam ditur që unë ofertën time që i kam thënë hajde këto kushte t’ia drejtojmë kryeministrit, ndryshe të bëhemi bllok shqiptar, kam menduar që ia kam drejtuar Bilall Kasamit dhe ai u përgjigj me gjuhën e Hristijan Mickoskit“, tha Sela.