NPK Tetova në aksion për pastrimin e varezave të dëshmorëve dhe oboreve të xhamive!

Ekipet e Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetova” kanë ndërmarrë aktivitete të përditshme që sa më të përgatitur ta presin Festën e Kurban – Bajramit, me qëllim që qytetarët t`i gjejnë të pastra hapësirat publike por edhe objektet fetare.

Gjatë orëve të natës, janë realizuar larjet dhe pastrimi i hapësirave përreth xhamive në prag të festës së Kurban Bajramit.

Drejtori I NPK-Tetova dhe ekipi i tij kanë ndërmarrë edhe një nismë që të pastrohen edhe Varrezat e Dëshmorëve në vigjilje të Kurban – Bajramit.

Ky kompleks memorial pastrohet zakonisht gjatë ditës së premte por për shkak të festës, ekipi I NPK-Tetova pastroi varrezat e dëshmorëve, me qëllim që gjatë ditës së Bajramit, të jenë më të pastra për të pritur besimtarët që do të bëjnë duatë dhe lutjet.

SAMET BISLIMI – Drejtor i NPK “Tetova”

“Jemi munduar që për çdo vit, çdo Bajram, që në shenjë respekti, t`i pastrojmë Varrezat e Dëshmorëve,  edhe pse e kemi në plan për çdo të Premte t`i pastrojmë, por për shkak të Festës së Kurban – Bajramit, kemi ardhë që sot t`i pastrojmë e më pas edhe ditën e premte. Kemi bërë edhe disa parapërgatitje tjera, ku kemi larë pjesët para Xhamive të qytetit, gjithashtu edhe këtu tek varrezat e qytetit, kemi larë pjesën e trotoarëve që për Bajram të jetë sa më pastër”

Por, jo vetëm kaq! NPK – Tetova bashkë me Drejtorin Bislimi kanë vazhduar me mbjelljen e drunjve në hapësirat publike.

Një aktivitet I këtillë u realizua afër Xhamisë së Sahatit në Tetovë.

Nga NPK-Tetova thonë se vazhdojmë punën në terren, duke u kujdesur që rrugët dhe hapësirat publike të mbeten të pastra për qytetarët e Tetovës./Tv Koha/