Një emër që i ka dhënë shpirt skenës shqiptare për më shumë se katër dekada. Aktor brilant, regjisor me vizion dhe pedagog i përkushtuar Vebi Qerimi është laureati i Çmimit për Vepër Jetësore.
I lindur në vitin 1955 në Kumanovë, ai diplomoi në Fakultetin e Arteve Dramatike në Shkup në klasën e profesorit dhe regjisorit Ljubisha Georgievski. Që nga viti 1980, Vebi Qerimi u bë pjesë e pandashme e Teatri Shqiptar të Shkupit, ku kontribuoi deri në pensionimin e tij në vitin 2022.
Në karrierën e tij artistike realizoi mbi 100 role teatrore, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në skenë. Kritika teatrore e ka vlerësuar lart për fuqinë interpretuese, origjinalitetin dhe përkushtimin ndaj artit skenik.
Përveç aktrimit, ai u dëshmua edhe si regjisor, duke sjellë në skenë vepra të rëndësishme si: “Njëriu që e pa vdekjen me sy”, “Rrënjët”, “Eva Socialiste”, “Ndihma e Shpejtë”, “Halla e Karlit”, “Policët” dhe “Volpone”.
Kontributi i tij nuk u ndal vetëm në teatër. Për vite me radhë ai ishte edhe pedagog i angazhuar në Fakultetin e Arteve Dramatike në Shkup dhe në Universitetin e Tetovës, duke edukuar breza të tërë aktorësh.
Me një jetë të tërë të kushtuar artit, kulturës dhe edukimit, Vebi Qerimi mbetet një nga figurat më të rëndësishme të teatrit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Një artist që nuk interpretoi vetëm role, por ndërtoi histori.
Maqedoni Çmim për Vepër Jetësore për Vebi Qerimin në Festivalin ” Vojdan Çernodrinski”





