Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut ka publikuar orën e faljes së namazit të Kurban Bajramit, i cili festohet të mërkurën, më 27 maj 2026.
Manifestimi qendror i Kurban Bajramit do të mbahet në Xhaminë “Mustafa Pasha” në Shkup, ku besimtarët myslimanë do të kenë mundësinë të ndjekin programin fetar të organizuar me rastin e kësaj feste.
Sipas njoftimit, falja e namazit të sabahut do të falet në ora 04:29, lindja e diellit është paraparë në ora 04:59, ndërsa falja e namazit të i Kurban Bajramit do të falet në ora 05:45./Alsat.mk.





