Qytetarët ankohen për çmime të larta: S’ka ulje çmimesh para Kurban Bajramit

“Lulëzon” tregu në prag të festës së Kurban Bajramit.

Me afrimin e festës, qytetarët kanë nisur të bëjnë blerje më të shumta në treg.

Mirëpo disa thonë se ende çmimet vazhdojnë të jenë të larta dhe se mezi po arrijnë t’i përballojnë.

-Jo aspak çmimet nuk kanë rënë, kanë shkuar më lartë jo më poshtë. Kush ka të holla mund të blejë kush nuk ka e shikon ecë dhe e le.

-Shtrenjtë janë momentalisht për këtë standart janë shtrenjtë, për pensionistët si ne që kemi pension të vogel, shtrenjtë janë nuk mund të marrësh gjithçka.

Nga ana tjetër, tregtarët shprehen se interesimi për blerje është rritur dukshëm krahasuar me javët e kaluara. Ata thonë se disa çmimet janë ulur dhe presin që pas festës të ketë rënie edhe më të madhe të tyre.

-Janë ulur çmimet, sepse kanë qenë më shtrenjtë, tani më lirë, për bajram kanë rënë pak çmimet. Para bajramit shtrenjtë kanë qenë. Do të bien tani çmimet pas bajramit do të bien më shumë, më lirë do të jenë, deri tani kanë qenë shtrenjtë.

-Çmimet të themi pak janë ulur, për këtë festë po! Për pashkët nuk ishin aq të ulëta tani janë më mirë. Ka më shumë lëvizje dhe kjo është.

Përndryshe Enti Shtetëror për Statistika njoftoi se inflacioni në Maqedoninë e Veriut është duke u rritur ndjeshëm. Indeksi i çmimeve të konsumit në prill 2026 në krahasim me prillin 2025 është rritur me 5.7 përqind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë është rritur me 5 përqind.