Më 28 maj do të fillojë gjykimi për ish gjyqtarin e Apelit Gjoko Ristov, i cili akuzohet për veprat penale fshehje të pasurisë dhe pastrim parash, pasi në shtëpinë e prindërve të tij u gjetën 350 mijë euro të fshehura në një bunker special në mur. Gjykimi do të mbahet në Gjykatën Penale të Shkupit nën udhëheqjen e gjyqtares Biljana Kocevska, ndërsa prokurore e çështjes është Iskra Haxhivasilevska, shkruan Alsat.
Lajme Të enjten fillon gjykimi për gjyqtarin Gjoko Ristov, akuzohet se ka fshehur...



