PD sot zgjedh kryetarin, Sali Berisha i vetëm në garë

Partia Demokratike e Shqipërisë sot i mban zgjedhjet për kryetar.

Në këtë garë është vetëm lideri historik i kësaj partia, Sali Berisha.

Procesi i votimit ka nisur tashmë që prej orës 08:00 dhe pritet të përfundojë në orën 18:00.

Ky proces që do të zhvillohet në mbi 90 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë.

Sipas Top Channel, PD nuk ka dhëne ende një shifër sa është numri i anëtarëve në total që janë ftuar për të votuar.