Sot në Kumanovë mbahet tubim në mbështetje të Vuçiqit, reagime politike për ndikimin serb

Në Kumanovë sot mbahet një tubim i organizuar nga shoqata “Paqe, Harmoni, Stabilitet”, në mbështetje të presidentit të Serbia, Aleksandar Vuçiq.

Tubimi do të mbahet para Konsullatës së Serbisë në orën 12:00, ndërsa slogani “Serbia fiton” ka nxitur reagime politike dhe qytetare, përcjell INA.

LSDM e lidhi tubimin me ndikimin e “Botës Serbe”, duke paralajmëruar për ndërhyrje politike nga jashtë. Një akuzë të tillë e ka bërë edhe BDI, duke akuzuar partinë VLEN. Por kjo e fundit akuzoi se pikërisht gjatë qeverisjes së BDI u shtri bota serbe përmes projektit “Open Balkan”.

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se nuk mbështet përzierje të politikave të huaja në vend.

Nga Komuna e Kumanovës thanë se nuk është dorëzuar kërkesë zyrtare për përdorimin e hapësirave publike, ndërsa kryetari Maksim Dimitrievski nuk do të marrë pjesë.(INA)