Rënie e transportit rrugorë të mallrave në Maqedoninë e Veriut, ndërsa ai ajror shënoi rritje

Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rënie e sasisë së mallrave gjatë transportit rrugor në tremujorin e parë, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Sasia e mallrave të transportuara në transportin rrugor të mallrave në tremujorin e parë të vitit 2026 është zvogëluar për 19.4 % krahasuar me tremujorin e të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që të transporti me postë kemi ulje për 31.7 përqind.

Në këtë periudhë, u regjistrua rritje e transportit hekurudhor për 14.2 përqind, ndërsa transporti ajror shënoi rritje për 34.1 përqind.