Ministria e Transportit informon se Komisioni Shtetëror për Ankesa në Prokurime Publike ka marrë vendim, sipas detyrës zyrtare, për anulimin e tenderit publik për blerjen e autobusëve elektrikë dhe karikuesve elektrikë.
Nga ministria njoftojnë se, në përputhje me kompetencat e saj, ky tender do të rishpallet sërish sipas dispozitave ligjore në afatin më të shpejtë të mundshëm.



