Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka publikuar pamje ku shfaqen forcat e saj gjatë përgatitjeve për misione luftarake, në kuadër të stërvitjeve të forcave bërthamore.
Sipas deklaratës së ministrisë, videot tregojnë njësitë ushtarake teksa trajnohen për skenarë të mundshëm operativë, përfshirë gatishmërinë e lartë luftarake dhe përdorimin e sistemeve të armatimit strategjik.
Të hënën, Rusia dhe Bjellorusia njoftuan nisjen e manovrave të përbashkëta tre-ditore, të cilat përfshijnë trajnime të lidhura me përdorimin e armëve bërthamore dhe rritjen e gatishmërisë ushtarake në rajon.
Rajon-Botë Rusia tregon forcën, nxjerr armët bërthamore dhe mban stërvitjen me Bjellorusinë



