Kancelari gjerman Friedrich Merz ka propozuar që Ukrainës t’i jepet një rol i drejtpërdrejtë në strukturat e Bashkimit Evropian.
Kjo si një hap i përkohshëm drejt anëtarësimit në BE, që sipas tij mund të ndihmojë në lehtësimin e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës së shkaktuar nga pushtimi i Rusisë, transmeton Klankosova.tv.
Në një letër drejtuar udhëheqësve të BE-së, të parë nga Reuters, Merz sugjeroi që Ukrainës mund t’i jepet një status i ri i “anëtarit të asociuar” që do t’u lejonte zyrtarëve ukrainas të merrnin pjesë në samitet e BE-së dhe takimet ministrore – por jo të votonin në to.



