“Shqiptaria është me Shkupin”, Studentët shqiptarë protestë më 26 maj në Tiranë

Studentët shqiptarë në Tiranë kanë njoftuar se do të organizojnë një protestë më 26 maj në Sheshin Skënderbej, raporton GazetaTema.

Dy ditë pas protestës së studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, ku studentët e nisur nga Tirana nuk u lejuan të kalonin kufirin dhe u dërguan në Kumanovë, ata njoftojnë se marshimi do të vijojë nga sheshi drejt Ambasadës së Maqedonisë,raporton GazetaTema.

Me sloganin “Shqiptaria është me Shkupin”, ata u bëjnë thirrje të gjithë të rinjve t’u bashkohen protestës për të treguar se ‘jemi një’. (INA)