Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Asim Murtezani, deklaroi se gjatë periudhës sa VLEN është pjesë e qeverisë nuk ka pasur skandale apo trazira ndëretnike në vend.
Në një intervistë, Murtezani tha se rastet e fundit të përmendura në opinion janë incidente të izoluara dhe nuk përfaqësojnë prishje të marrëdhënieve ndëretnike.
“Kjo është qeveria e parë që qeveris në mënyrë aq dinjitoze dhe të drejtë, sa që gjatë periudhës sonë nuk kemi pasur asnjë lloj trazire ndëretnike”, deklaroi ai.
Murtezani krahasoi situatën aktuale me periudhën kur në qeveri ishte Bashkimi Demokratik për Integrim, duke përmendur rastet “Monstra”, “Sopoti”, “Lagja e Trimave”, “Almiri”, “Alfa”, enciklopedinë dhe ngjarjet e vitit 2012 si raste të rënda politike dhe ndëretnike.
Sipas tij, marrëdhëniet ndëretnike në vend janë stabile dhe asnjë e drejtë e shqiptarëve nuk është rrezikuar gjatë kësaj qeverisjeje.





